FESTË E MADHE NË SINDELFINGEN TË GJERMANISË (pjesa e dytë)
Para një jave (me 19,20 e 21 Qershorë 2026) në qytetin Sindelfingen të Gjermanisë, është mbajtur Festa ndërkombëtare në rrugë / Internationales Strassenfest. Këtë vit pjesëmarrja sillej rreth 100 mijë vizitorë të etnive të ndryshme. Shoqata „Isa Boletini“ si pjesmërëse e rregullt e aktive ishte mikëpritëse e bashkëkombasëve shqiptarë dhe gjithë vizitorëve tjerë, që për çdo vit e preferojnë vendëqendrimin festiv të saj. Për mbarëvajtjen e këtij manifestimi janë angazhuar maksimalisht Kryesia, Vullnetarët dhe Vallëtarët e Shoqastës… Kurse, për atmosferën dhe argëtimin e vizitorëve janë angazhuar këngëtarja Albana Mesuli dhe Eneid Kryeziu e Doruntina Qamili (vetëm të Premtën), dhe të përcjellur vazhdimisht me valle të bukura shqiptare prej Vallëtarëve të Shoqatës… Një pamje të veçantë në dukje e emocionale në përcjellje, ja shtojnë këtij manifestimi tradicional çdo here Vallëtarët e Shoqatës „Isa Boletini“, me veshjet e bukura, numri i të cilëve tani sillet rreth 70 veta. Vallëtarët tanë, drejtuar nga Yllka Vatovci, kanë pasur 7 paraqitje, me vallet e bukura shqiptare, në 7 skenat kryesore të vendëqendrimeve të qytetit, para publikut internacional. Ata janë pritur me shumë simpati e admirim. Edhepse vapë e madhe, mbi 30-të kontribues vullnetarë të shoqatës, kanë shërbyer pandalur për bashkëkombasit tanë dhe për gjithë vizitorët pjesëmarrës…. I ftuar i veçantë ka qenë z. Hamdi Berbatovci, Konsull i Përgjithshëm e drejtues i Konsullatës së Përgjithshme të RKS në Shtutgard, i cili na ka nderuar me pjesëmarrjën e tij të Premtën në mbrëmje. Paraprakisht kishim marrur konfirmimin për vizitën e Kryetarit të Qytetit të Sindelfingenit z. Markus Kleemann me një delegacion prej rreth 60 vetave, dhe të kryetarit të Shoqatës ISF. E.V. , njëherit përgjegjës kryesor për tërë organizimin e Strassenfestit. Kryesia e Shoqatës me kënaqësi ka bërë kordinimin kohorë të këtyre vizitave, për të pasur një takim e ndejë të përbashkët të konsullit tonë me zyrtarët gjermanë. Na ka gëzuar poashtu vizita e ish kryetarit të Sindelfingenit z. Dr. Bernd Vöhringer… Pjesë e delegacionit kanë qenë edhe zyrtarë amerikan si dhe kryetarë e përfaqësues të komunave të ndryshme nga shtete të tjera tjera, me të cilat Sindelfingeni ka bashkëpunime e marëdhënje partneriteti. Për mysafirët e veçantë, përveç muzikës dhe valleve shqipe kishte edhe 3 apo 4 këngë nga një këngëtare e re italiane. Pastaj kënga dhe vallet shqiptare kanë vazhduar deri në mesnatë në një atmosferë vërtetë festive.
Të shtunën kishim për vizitë edhe miken tonë gjermane, veprimtare e dalluar për çështjen e Kosovës e ish zyrtare e komunës Aidlingen dhe njëherit anëtare nderi e Shoqatës „Isa Boletini“ zonja Ursula Kubin. Pjesëmarrja e shqiptarëve si çdohere ishte masovike në numër dhe shembullore në sjellje. Kryesia dhe Vullnetarët e Shoqatës janë kujdesur për Vallëtarët si rreth ushqimit ashtu edhe rreth freskimit me pije…. Veçanërisht arkatari i shoqatës njëherit edhe përgjegjës për vallëtarët, Sami Krasniqi, kishte angazhime shtesë… Ai para disa ditëve ka blerë, me mjete të shoqatës, edhe 15 palë veshje kombëtare, për vallëtarët tanë, në vlerë prej rreth 3200 euro. Si drejtues i shoqatës i falënderoj përzemërsisht anëtarët e kryesisë dhe të gjithë vullnetarët për kontributin e tyre të madh, për tri ditët festive, të dhënë pa asnjë pagesë apo kompenzim tjetër… Ka qenë shumë motivues kontributi dhe angazhimi i Shaqir Berishës, përgjegjësit kryesor për kuzhinë, cili edhepse e ka tejkaluar moshën 70 vjeqare, ishte i barabartë në angazhime me ne të tjerët. Një falënderim të veçantë meritojnë vallëtarët tanë të cilët edhe përkundër vapës së madhe na kanë përfaqësuar dinjitetshëm e bukur gjatë tri ditëve festive… Falënderoj poashtu këngëtaren Albana Mesuli, muzikantin Eneid Kryeziu dhe këngëtaren Doruntina Qamili për argëtimin dhe atmosferën e festive. Në emër të Kryesisë së Shoqatës, i falënderoj të gjithë bashkëkombasit tanë dhe vizitorët tjerë për pjesëmarrje masovike në këtë manifestim me karakter ndërkombtar dhe festiv… Në vijim i gjeni disa foto e video-pamje nga ky manifestim dhe regjistrin me emrat e Vullnetarëve dhe të anëtarëve të Kryesisë së Shoqatës që ne quajm kontribues vullnetarë të shoqatës…
Takimi me Anëtarësinë e Shoqatës me 16.11.2019 nga ora 19:00

28 Nëntori Festa Kombëtare Shqiptare festohet të Premtën me 29.11.2019

Tubim informativ me anëtarët e Shoqatës “Isa Boletini” 13.07.2019

URIME VITIN E RI 2019
Shoqata Kulturore Shqiptare “Isa Boletini” ju uron te gjithve URIME VITIN E RI 2019!
Shoqata Kulturore Shqiptare Isa Boletini Organizon takim te hapur me bashkatdhetare ne Sindelfingen
Shoqata Kulturore Shqiptare Isa Boletini Organizon takim te hapur me bashkatdhetare ne Sindelfingen

URIME VITI I RI 2018
Shoqata Kulturore Shqiptare “Isa Boletini” ju uron te gjithve URIME VITIN E RI 2018!
URIME VITI I RI 2017
Shoqata Kulturore Shqiptare “Isa Boletini” ju uron te gjithve URIME VITIN E RI 2017!
Urime Festa e 28 Nentorit – Dita e Flamurit Kombëtar
Urime Festa e 28 Nentorit – Dita e Flamurit Kombëtar
Festa e 28 Nentorit – Festa per Diten e Flamurit Kombëtar
SHOQATA KULTURORE SHQIPTARE “ISA BOLETINI”
NE SINDELFINGEN-BÖBLINGEN ORGANISON
MANIFESTIM PER NDER TE 28 NENTORIT

Koncerti mbahet te Dielen me daten 04.12.2016 nga ora 15:00 ne:
Bürgerhaus Maichingen
Sindelfinger Str. 44
71069 Sindelfingen




