Shkolla Shqipe


Shkolla Shqipe në Sindelfingen – Böblingen

Shkolla Shqipe në Sindelfingen dhe Böblingen është rihapur në vitin 2011.

Mësimi në Sindelfingen ka filluar me 8 korrik ndërsa në Böblingen me 29 shtator të vitit 2011. Nismën dhe të gjitha përgaditjet e nevojshme për rifillimin e mësimit shqip për fëmijët e moshës shkollore i ka bërë kryesia e shoqatës. Edhe bisedat dhe procedurat tjera me zyrtarët gjermanë sikurse edhe bisedat me drejtor të shkollave gjermane, pastaj shkresat përkatësisht autorizimet nga Konsullata e Republikës së Kosovës i ka realizuar kryesia e shoqatës. Më vonë është formuar edhe një Këshill i Prindërve dhe është marrur vendimi për publikimin e konkursit për pranimin e një mësuesi apo mësuesje. Kandidatja konkuruese që është lajmëruar ka qenë z. Sabrije Shaqiri. Kryesia e Shoqatës me pëlqimin edhe të Këshillit të Prindërve e ka percjellur dokumentacionin e mësueses (S.SH)bashkë me mendimin rreth kërkesës së saj te zyra konsullore e cila pastaj e ka dërguar atë tek ministria kompetente-Ministria e Arësimit e Republikës së Kosovës. Rreth kësaj kerkese ka pasur një përgjegjëje pozitive. Pra z.Sabrije Shaqiri është pranuar si mësuese për dy klasë mësimi – një në Sindelfingen dhe një në Böblingen.

Paraprakisht drejtuesi i shoqatës dhe drejtuesi i këshillit të prindërve kanë zhvilluar një bisedë me mësuesen konkuruese dhe është arritur marrëveshja dhe pëlqimi si për procesin mësimor ashtu edhe për procedurat që janë të ndërlidhura me shkollën shqipe. Shoqata është në fakt ndihmëtare dhe garantuese për një vazhdim të suksesshëm të mësimit plotësues. Urojmë për suksese dhe përparime të pandalshme të mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

 

Formular lajmërimi për Shkollën Plotësuse Shqipe
Të nderuar prindër, këtu mund ta shkarkoni Formularin përmes të cilit ju keni mundësi t’i lajmëroni fëmijët e juaj në Shkollën Plotësuse Shqipe në Böblingen dhe Sindelfinen.