Futbolli


Klubi Futbollistik Isa Boletini

KF Isa Boletini është formuar me datën 17 maj të vitit 2011, në lokalin e Shoqatës Isa Boletini dhe vepron në kuadër të shoqatës. KF ka startuar me këtë udhëheqje:

Albert Marki trajner, Nebi Musa zëvendëstrajner, Afrim Xhymshiti kapiten, Ymri Hetemi trajner i portierit si dhe Hilmi Mustafa drejtor i KF.

Udhëheqja e KF ka filluar me një gadishmëri dhe seriozitet të shtuar përgaditjet e saja me lojtërët për të startuar sa ma suksesshëm në garat për pikë në Bezirkligen ku edhe KF Isa Boletini merr pjesë. Fillimi i kishte vështirësitë edhe ashtu të pritura, por shumë shpejtë gjërat kanë ndryshuar për të mirë.

Këtë sezonë KF Isa Boletini e ka përfunduar në pozitën e katërt. Shpresat për t’u ngritur një rang më lartë të garave kanë përfunduar, sidomos pas dy humbjeve të pa pritura që sëvoni i ka pësuar KF Isa Boletini. Megjithatë edhe ky sukses – vendi i katërt në tabelë është për t’u lavdëruar sidomos kur kihet parasyshë se ekipi ynë ka bërë vetëm një vit gara në Ligën e Qarkut. Për rezultatet dhe sukseset e deritashme merita të veqanta kanë udhëheqja dhe lojtarët gjithsesi, por edhe publiku shqiptar dhe sponzorët poashtu.

Shpresojmë dhe urojmë që viti i ardhshëm të jet një vit i sukseseve dhe rezultateve edhe më të mëdha për KF Isa Boletini.