KF Isa Boletini në Sindelfingen

KF Isa Boletini në Sindelfingen kualifikohet një Ligë më lartë, si ekipi më i suksesshëm në Kreisliga B 6 për sezonin 2013/2014.

Nga 20 ndeshjet e luajtura ka realizuar 15 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1 humbje. Raporti i golave është 53:20 ndërsa diferanca e golave të shënuara është + 33 gola.

Me 43 pikë sa ka grumbulluar KF Isa Boletini ka siguruar vendin e parë, të cilin edhe ashtu e ka ruajtur pothuajse gjatë tërë kohës sa janë zhvilluar ndeshjat futbollistike.

Me këtë sukses të realizuar KF Isa Boletini me trajnerin Albert Marku, me sponzorin Ekrem Jupolli, me kryetarin Bedri Perquku dhe bashkëpunëto-rët e tjerë, ka siguruar kualifikimin për të garuar një rang më lartë të ligave regjionale – futbollistike.

Kontributi dhe angazhimet e lojtarëve kanë qenë në shkallë maksimale dhe për çdo lavdatë. Poashtu prezenca e bashkatdhetarëve për ta përkrahur KF Isa Boletini gjatë ndeshjeve të tija ka qenë shumë e mirë.

Vlenë të theksohet se me 25 maj kur është zhvilluar ndeshja e fundit – vendimtare për kualifikim, ka pasur diku rreth 200 shikues aktiv në përkrahje të futbollistëve kuq e zi të KF Isa Boletini.

Përgëzojmë lojtarët e KF, shtabin teknik të KF, dhe kryesinë e KF për sukseset e arritura dhe njëherit ju dëshirojmë përsëri suksese të reja në garat që e presin në ligën e re regjionale.(BH).